Grabitet me armë nipi i Papa Françeskut

Publikuar tek: bota, më 06:46 15-05-2016 Grabitet me armë nipi i Papa Françeskut

Një prej nipërve të Papa Françeskut ka rënë pre e grabitësve të maskuar dhe të armatosur të cilët i kanë rrëmbyer paratë, telefonin dhe makinën.

Sipas mediave argjentinase ngjarja ka ndodhur në qytetin e San Fernandos ku ai po udhëtonte me makinën e tij Chevrolet Corsa në momentin kur i kanë prerë rrugën dy persona, njëri prej tyre ishte i armatosur. Ata i kanë rrëmbyer gjithçka, përfshi edhe makinën duke e lënë më këmbë larg qytetit.

Pas një rruge të gjatë ai ka mbërritur në qytet ku ka bërë edhe denoncimin në polici, kjo e fundit ka nisur menjëherë hetimet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrufeja vret 50 persona, bie në fushën e sportit
Përplaset autobusi, 8 të vdekur 44 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011972188949585
array(1) { ["section"]=> string(45) "grabitet-me-arme-nipi-i-papa-franceskut-40477" }