Një biznes ka rënë pre e grabitjes nga persona të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04.20 minuta në një biznes në zonën e Fushë-Prezës në Tiranë.
Sipas policisë 4 persona kanë kanosur fillimisht rojet e sigurisë, ndërsa dy prej tyre mbanin armë zjarri. Autorët kanë marrë më pas paratë që kanë arritur të gjejnë në biznes, dhe deri tani raportohet se janë grabitur 70 mijë lekë të reja.
Autorët më pas janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet identifikimin dhe për të rënë në gjurmët e tyre.