Grabitet me forcë makina “Security” pranë qendrës tregtare në Kashar

Publikuar tek: aktualitet, më 13:39 02-12-2019 Grabitet me forcë makina “Security” pranë qendrës tregtare në Kashar Foto ilustruese

Një makinë “Security” është grabitur me forcë nga persona të paidentifikuar në Kashar.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë pranë qendrës tregtare “Megatek”, ku persona të paidentifikuar kanë rrëmbyer mjetin “Security Spartan” ndërkohë që brenda ndodheshin një punonjës i kompanisë së sigurisë dhe një punonjës i qendrës tregtare.

Punonjësit u nxorrën me forcë nga grabitësit të cilët rrëmbyen makinën dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Pas disa minutash, makina u gjet e braktisur në një rrugë dytësore disa kilometra larg qendrës tregtare. Është e paqartë nëse grabitësit kanë arritur të rrëmbejnë sende me vlerë nga mjeti.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se në këtë zonë kanë rënë pre e grabitësve disa makina të kompanive të sigurimit që kryenin transportin e parave nga banka të nivelit të dytë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02016806602478
array(1) { ["section"]=> string(73) "grabitet-me-force-makina-security-prane-qendres-tregtare-ne-kashar-188127" }