Grabitja e bankës/ Rojet e sigurisë çarmatosen me një shpullë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 14-02-2015 Grabitja e bankës/ Rojet e sigurisë çarmatosen me një shpullë

Rojet e sigurisë së bankës "Union'' që u grabit dje, janë çarmatosur vetëm me një shuplakë nga grabitësit. Është dashur vetëm një shpullë e grabitësve ndaj  rojeve  të bankës, qëvjedhja e parave të rezultojë e suksesshme dhe të merren nga banka thuajse 10 milionë lekë. Nga kamerat e sigurisë, është parë gjithë aksioni i grabitësve, të cilët kanë nisur të veprojnë kur kanë ardhur thasët me para. Tre grabitësit kanë goditur me pëllëmbë rojet privatë të bankës, të cilët ishin duke pirë cigare e folur në telefon. Rojet kanë lëshuar përtokë kallashnikovët dhe paratë. Union Bank ndodhet në Stacionin e Trenit.

 

Ora 14:27, 13 Shkurt

Një mjet i Policisë është aksidentuar ndërsa ishte vënë në ndjekje të grabitësve. Nuk raportohen viktima nga ky aksident veç dëmit material që i është shkaktuar mjetit.

Ora 13:50

Është gjetur e braktisur  në zonën e Paskuqanit makina e cila dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e bankës pasi u grabit nga stafi i eskortës së blindit që transportonte paratë e bankës. Pasi brakstisën makinën, autorët kanë hipur në një mjet tjetër.

Ora 13:30, 13 shkurt

Mësohet se grabitësit kanë goditur rojen e bankës dhe janë larguar  pas sinjalit të alarmit nga punonjësit e bankës dhe kërcënuan me armë drejtorin e autoblindës. Personat e armatosur ishin me dy automjete, një tip "Fuoristradë" me targa AA105IV dhe një tjetër "Volswagen polo", e bardhë. Grabitësit janë larguar drejt rrugës "Karl Gega" ndërkohë që forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në kërkim të autorëve. 

Ata ishin të armatosur me armë zjarri dhe kanë marrë dy çanta me para por ende nuk dihet shuma e grabitur prej tyre. Grabitesit kanë hyrë nga pjesa e pasme e bankës megjithatë ende nuk ka një njoftim të plotë zyrtar nga policia  mbi rrethanat e grabitjes.

Gjatë grabitjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri por policia nuk raporton për viktima. Ekspertët po mbledhin gëzhojat dhe provat e mundshme në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet e plota të grabitjes. Dëshmitarët e ndodhur aty thonë se personat e armatosur kanë ndërhyrë gjatë momentit të transferimit të parave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimet në Tiranë, detaje të reja për njeriun me biçikletë
Merren në mbrojtje prindërit e Tahirit. A ka lidhje me ta shpërthimi i tretë në Tiranë? »
Article Logic
Execution time: 0.013323068618774
array(1) { ["section"]=> string(89) "grabitet-nje-banke-te-stacioni-i-trenit-aksidentohet-mjeti-i-policise-gjate-ndjekjes-3287" }