Një pikë bastesh ka rënë pre e grabitjes me thyerje në Pukë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa llotoja ndodhet në mes të qytetit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, pasi ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Po ashtu, edhe autorët mbeten ende të paidentifikuar.