Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitjes disa minuta më parë në Levan të Fierit.
Dy persona të paidentifikuar kanë arritur të marrin një shumë parash pasi kanë kërcënuar dhe dhunuar pronarin. Shuma e parave të grabitura nuk dihet.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Informacion paraprak nga policia:
Sot rreth orës 18:45, në Levan është grabitur me dhunë nga dy persona, te maskuar me kapuçë një pikë këmbimi e transferta parash.
Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngitur disa pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.