Një grabitës ka hyrë në dy banesa në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës duke rrëmbyer sende me vlerë, por në tentativë ikje, është konfrontuar fizikisht me kryefamiljarin e shtëpive.
Nga konfrontimi grabitësi është goditur nga ky i fundit dhe është neutralizuar. Pronari i shtëpisë ka njoftuar më pas policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e grabitësit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, fillimisht për në spitalin e Vlorës, kjo për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga konfromtimi me të zotin e shtëpisë.