Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka grabitur me dhunë një dyqan celularësh.
Burimë zyrtare të policisë bjënë me dije se është arrestuar shtetasi Fatmir Laska, rreth 30 vjeç i cili është identifikuar identifikuar nga kamerat e sigurisë.
Laska është ish-pjestar i shtëpisë së fëmijës ndërsa ka banuar vitet e fundit tek konvikti i shkollës së mesme industriale “Arben Broci”. Arrestimi është bërë gjatë mbrëmjes të së enjtes. 30-vjeçari po merret ne pyetje dhe ka pranuar se është autor i grabitjes. Celularët e vjedhur ka deklaruar se i ka shitur në Malin e Zi dhe nuk i disponon.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak datë 12.03.2017, më datë 16.03.2017, ora 21:00, u bë ndalimi me inisiativ për shtetasin: *Fatmir Laska,34 vjec,banues në lagjen Skënderbeg Shkodër. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u ndalua autori i dyshuar për vjedhjen me dhunë të dyqanit të celularëve T-Telekom ndodhur në lagjen Vojo Kushi, Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.