Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si autori i dy grabitjeve në Tiranë.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.
21-vjeçari dyshohet si autor i vjedhjes së filialit “Kredo.al”, tre ditë më parë në Tiranjë, i cili nën kërcënimin e armës i mori punonjësve xhiron ditore. Gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin "Zhan D'ark" me datë 21.01.2021.
Policia e Shettit po punon për të bërë të munduar arrestimin e personit në fjalë.
Njoftimi i policisë:
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.
Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin "Zhan D'ark" me datë 21.01.2021.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021.
Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.