Grabitja e 10 milionë eurove, Nard Ndoka bën komentin epik: Eh mo Gjergj, luftove me pallë për këto 'palla'…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:01 11-04-2019 Grabitja e 10 milionë eurove, Nard Ndoka bën komentin epik: Eh mo Gjergj, luftove me pallë për këto 'palla'…

Ish-deputeti Nard Ndoka ka bërë një reagim epik lidhur me grabitjen e 10 milionë eurove dy ditë më parë në aeroportin 'Nënë Tereza' në Rinas.

Duke kujtuar Skënderbeun dhe Nënë Terezën, Ndoka shkruan se ata që drejtojnë vendin sot, kanë njollosur imazhin e Shqipërisë, për të cilin dy emblemat e kombit siç shkruan ish-deputeti kanë punuar ndër shekuj.

'Eh mo Gjergj; luftove me pallë për këto 'palla'…

Motër Gonxhe, e përkushtove jetën tënde për të varfërit ,në gjithë botën; dalin ca horra dhe njollosin imazhin e Shqiperisë, që t’i na le si pasuri kombëtare', ka shkruar ndër të tjera Nard Ndoka.

REAGIMI I PLOTË:

Ah mor Gjergj, eh moj Motër Gonxhe, na falni!

Gjergj Kastrioti e Gonxhe Bojaxhiu; dy emblemat për kombin tonë ndër shekuj.

Të vetmit këto e ngriten emrin dhe imazhin e Shqipërisë në botë ndër shekuj. Këto emra dhe imazhe i gjen kudo; në sheshe, rrugë, institucione, muzeume, libra, në historitë e shumë vendeve nëpër të gjithë botën.

Por rilindasit e sotshëm, po njollosin edhe emrin e tyre;

Erion Veliaj, i prish sheshin Gjergjit, trazon edhe kalin e Tij, duke e provokuar herë pas here me imazhe, që ai kalë i kishte shkelur me kembë në beteja me turqit.

Edi Rama, vitin e Gjergjit e kthen vitin e Erdoganit; në çdo gjë; në formë, përmbajtje, në filozofi anadollake.

Rama me Sandrin, gjatë pashallëkut të tyre; nxijnë imazhin e Motër Gonxhes; “vidhet “Nënë Tereza” në Shqipëri, publikojnë të gjitha mediat ndërkombëtare.

Eh mo Gjergj; luftove me pallë për këto 'palla'…

Motër Gonxhe, e përkushtove jetën tënde për të varfërit ,në gjithë botën; dalin ca horra dhe njollosin imazhin e Shqiperisë, që t’i na le si pasuri kombëtare.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069160461425781
array(1) { ["section"]=> string(109) "grabitja-e-10-milione-eurove-nard-ndoka-ben-komentin-epik-eh-mo-gjergj-luftove-me-palle-per-keto-palla-160057" }