Policia e shtetit po vijon operacionin "Patriot" për kapjen e një prej autorëve të grabitjes së 3.2 milion eurove në Qafë-Kashar.
Burime nga policia bëjnë me dije se aktualisht po vijon kërkimi në Dibër me kontrolle masive për kapjen e Admir Nikaj(Murataj). Kontrollet po zhvillohen nga ajëri e toka.
Në operacion janë angazhuar Renea, Fnsh, Forca e Posaçme Operacionale e Policia e Dibrës. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, CAN, TARTAJ e LASHKIZ të Dibrës.
Operacioni "Patriot" by newsbomb-al