Grabitja e 9 prillit, zbulohet distanca nga u qëllua Admir Murataj (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 16-05-2019 Grabitja e 9 prillit, zbulohet distanca nga u qëllua Admir Murataj (DETAJE)

Admir Murataj është qëlluar nga një distancë prej rreth 15 metrash. Ky është konkluzioni me të cilin dolën ekspertët e Mjekësisë Ligjore. 

Ekspertiza i është dorëzuar Prokurorisë së  Krimeve të Rënda, të cilët po kryejnë hetimet lidhur me grabitjen e aeroportit të Rinasit.

Sakaq, në dokumentin e mjekësisë ligjore thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Nga ana tjetër ende nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën është qëlluar.

Kujtojmë se disa ditë më parë, familjarët dorëzuan padinë duke hedhur dyshime për mënyrën e vrasjes së Muaratajt. Ndërkaq, Krimet e Rënda mbyllën çështjen e 44-vjeçarit, pasi Mjekëisa Ligjore dorëzoi certifikatën e vdekjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067319869995117
array(1) { ["section"]=> string(79) "grabitja-e-9-prillit-zbulohet-distanca-nga-u-qellua-admir-murataj-detaje-164537" }