Grabitja e bujshme në Rinas, vihen në pranga edhe 2 persona të tjerë (Emrat dhe Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 15-03-2017

Policia ka vënë në pranga dy persona në kuadër të operacionit ‘Partriot’ të cilët akuzohen për si të përfshirë në grabitjen e bujshme në Rinas.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit:

-Aleksandër Murataj, 41 vjeç

-Dritan Sinani, 43 vjeç  

Sipas policisë të dy shtetasit e sipërpërmendur ishin shpallur në kërkim dhe arrestimi i tyre është bërë i mundur vetëm sot. Operacioni është kryer nga Krimet e Rënda dhe në të kanë marrë pjesë Forca të Posaçme Operacionale.

Njoftimi:

Tiranë - Në vijim të operacionit "Patriot"

Më datë 14.03.2017, nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim:

- Aleksander Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë

- Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vodhën peshk rezervati, arrestohen 3 persona në Lushnje (EMRAT)
Aksident në Vlorë/ Makina përplas biçikletën, një person i plagosur (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010833024978638
array(1) { ["section"]=> string(89) "grabitja-e-bujshme-ne-rinas-vihen-ne-pranga-edhe-2-persona-te-tjere-emrat-dhe-video-71949" }