Grabitja e bujshme në Rinas, zbardhen të tjera DETAJE: Gjurmët që zbuluan autorin e vrarë (Kush është Admir Murataj-Arratisja spektakolare nga burgu grek)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:44 10-04-2019 Grabitja e bujshme në Rinas, zbardhen të tjera DETAJE: Gjurmët që zbuluan autorin e vrarë (Kush është Admir Murataj-Arratisja spektakolare nga burgu grek) Admir Murataj

Zbulohet të tjera detaje për të dyshuarin e grabitjes së djeshme në Rinas, Admir Murataj i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Burime konfidenciale nga policia konfirmuan se Murataj është organizator i grabitjes së 10 milion eurove në aeroport.

Newsbomb.al mëson se viktimës i janë marrë gjurmët daktiloskopike (gjurmë gishtash) dhe ka rezultuar se i përkasin, Admir Muratajt.

Ishin mediat greke ato të cilat publikuan dje lajmin se autori i vrarë është Murataj, i arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Ndërkaq, burimë për Newsbomb.al bëjnë po ashtu të ditur se policia shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë. Sot në mëngjes kanë marrë edhe një konfirmim nga ana e tyre.

Ndërkohe të njëjtat burime thonë për Newsbomb.al se policia po mbledh prova të tjera rreth autorit ëdhe pritet qe t'i bëhet test ADN-je. Murataj rezulton me disa emra në shtetin grek.

Ndërkaq, Admir Murataj dhe grupi i tij  janë autorë edhe të tre grabitjeve të mëparshme.

Kush është Admir Murataj dhe grupi i tij:

Admir Murataj autori i cili u vra dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Admir Murataj, i cili ishte ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Në pretencën e Prokurorisë e cila u dha më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas,  u kërkua në total 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.

Në Greqi Murataj është i njohur për arratisjen e tij spektakolare nga burgu bashkë me Ilir Kupën e 9 shqiptarë të tjerë.

Ai u arratis nga burgu i Trikallas në mars 2013, ndërkohë që kishte rënë në pranga bashkë me Klement Çalën, në janar të të njëjtit vit, si pjesëtarë të një bande shqiptaro-greke të akuzuar për 9 grabitje dhe tentativë grabitje bankash, në shumën totale 2 milionë euro.

Pas arratisjes, ai është ndjekur nga Policia, por ka lënë pas një vazhdë gjaku, pasi ka vrarë një vajzë 25 vjeçe në Isthmia dhe një rreshter policie. Po ashtu pas arratisjes, ata akuzohen se kanë grabitur edhe bankën kombëtare në Larisa më 16.05.2013, grabitje e faktuar nga gjurmët e gishtave.

Grabitjet në Shqipëri:

Ngjarja e parë për të cilën akuzohej Murataj dhe  grupi i tij, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

Ngjarja e dytë, pak muaj më vonë u grabitën rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.

Ngjarja e tretë për të cilën ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.

Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.

Foto: Grupi i Admir Maratajt

56938237_866563503695220_7392660493430685696_n.jpg

Hierarkia brenda bandës së grabitësve:

“Truri” i bandës

Admir (Jetmir) Çerpja

Admir Nikaj (Murataj)

Planifikonin grabitjet, studionin lëvizjet e blindave me para, përcaktonin bankën që do godisnin.

“Grupi i zjarrit”

Ditjon Memlikaj (ish-Komando)

Neim Avdulaj (ish-Komando)

Ernest Kupa

Furnitorë (Në mjete, armë, logjistikë, radio, kamuflazh)

Dy vëllezër nga Tropoja (Nipat e Admir Nikaj ‘Murataj’)

Informator në terren

Fajton Xhyliu

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067241191864014
array(1) { ["section"]=> string(157) "grabitja-e-bujshme-ne-rinas-zbardhen-te-tjera-detaje-gjurmet-qe-zbuluan-autorin-e-vrare-kush-eshte-admir-murataj-arratisja-spektakolare-nga-burgu-grek-159858" }