Grabitja e çiftit në Korçë, policia dyshon te 23-vjeçarja

Publikuar tek: barometri, më 08:13 08-01-2018 Grabitja e çiftit në Korçë, policia dyshon te 23-vjeçarja

Dalin detaje të reja dhunimi dhe grabitja e një dite më parë e çiftit në Korçë. Burime konfidenciale bëjnë me dije se shtetesja me iniciale E.G, punonjëse policie ka qenë brenda në automjetin me shtetasin D.A. Vajza mësohet se kishte marrëdhenie prej disa kohësh me këtë shtetas.

Sipas OraNeës po hetohet në pisten e grabitjes por ka dyshime se autorët kanë njohje me 23 vjeçaren e cila ishte brenda në automjetin e grabitur.

Policia e Korçës është tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve. Dyshohet se autorët janë larguar jashtë kufirit.

Dhjetra postblloqe policie janë ngritur në të gjithë qarkun për kapjen e autorëve por ende nuk ka persona te shoqeruar apo te dyshuar për ngjarjen.

Grabitja me armë ndodhi në rrethinat e qytetit të Korçës. Në vendin ku u grabit mjeti janë gjetur edhe 2 (dy) gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Dyshohet që grabitësit kanë qëlluar në ajër.Më pas kanë goditur edhe 35 vjeçarin në fytyrë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020540952682495
array(1) { ["section"]=> string(63) "grabitja-e-ciftit-ne-korce-policia-dyshon-te-23-vjecarja-105789" }