GRABITJA e miliona eurove në RINAS, shkarkohet drejtori i AVIACIONIT CIVIL

Publikuar tek: aktualitet, më 14:26 18-04-2019 GRABITJA e miliona eurove në RINAS, shkarkohet drejtori i AVIACIONIT CIVIL Krislen Keri, drejtor i Aviacionit Civil

Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil Krislen Keri.

Lajmin e bën me dije ekskluzivisht newsbomb.al.

Shkarkimi i tij vjen disa ditë pas grabitjes spektakolare të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, direkt nga barku i avionit. Zyrtarisht, nga ministria e Infrastrukturës mohojnë që Keri të jetë shkarkuar por burimet bëjnë me dije se ai nuk është më në këtë detyrë.

Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës dhe u lakua jo pak mediatikisht, shkruan newsbomb.al.

Keri më herët ka punuar në kabinetin e ish-ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, megjithëse krahas këtij pozicioni, mbajti edhe detyrën e shefit të projekteve në këtë ministri për tri vite.

Kujtojmë se për grabitjen e Rinasit, nuk është hetuar ende asnjë zyrtar dhe e gjitha ka përfunduar me vrasjen e një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërkohë që të tjerët janë në kërkim, bashkë me milionat e eurove.

SHËNIM: Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i kërij materiali pa citim!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021232128143311
array(1) { ["section"]=> string(80) "grabitja-e-miliona-eurove-ne-rinas-shkarkohet-drejtori-i-aviacionit-civil-160926" }