Grabitja e pronave, ARTAN LAME në konferencë: Ja TOKAT BREGDETARE që janë gati për t’u shqyer

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 28-03-2018 Grabitja e pronave, ARTAN LAME në konferencë: Ja TOKAT BREGDETARE që janë gati për t’u shqyer Tokat bregdetare jashtë sistemit

Drejtori Aluiznit Artan Lame, pas debateve të shumta në lidhje me çështjen e pronësisë në tokat bregdetare, ka dalë në konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Lame tregoi të gjitha zonat bregdetare të cilat janë të paregjistruara dhe që janë bërë gati për t’u shqyer.

"Zonat më problematike, por që po kontrollohen në vijëmësi janë: Velipojë, Lezhë, ishulli i Lezhës, Gjiri Lalzit, zona e Kavajës, bregdeti i Semanit, Nartës, Orikumit dhe gjithë bregdeti i Rivierës kryesisht në jug janë jashtë sistemit dhe gati për t’u shqyer”- u shpreh drejtori i Aluiznit. Sakaq Lame sqaroi dhe AMTP, që është akti i marrjes së tokës, fillimisht në përdorim dhe më pas në pronësi sipas ligjit 7501.

Ndërkohë shpjegon se ky ligj shërbente fillimisht për të ndarë tokën bujqësore dhe për t’ia dhënë fshatarit për ta punuar, dhe nuk ishte për të marrë tokën bujqësore dhe të ndërtosh hotele. Sipas Lames ky ligj degradoi në vitin 2002, pasi u nda toka që nuk ishte për tu ndarë.

Më shumë nga fjala e Artan Lames:

Vetë qyteti i Vlorës nuk është hedhur në hipotekë, nuk është dixhitalizuar. Në zonën e Orikumit është një pjesë e regjistruar, pastaj në Karaburun e tatëpjetë është çdo gjë jashtë sistemit. Ka qenë mënyra për ta lenë jashtë sistemit dhe për ta shqyer. I njëti fenomen dhe jo në të njëjtat përmasa është dhe në zona të tjera bregdetare. Të gjitha zonat janë hedhur në sistem përveç bregdetit. Është lenë jashtë për t’u shqyer.

Screenshot_4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blogerja angleze rendit "veset" e shqiptarëve: Është normale të keni 1 apo 5 armë
Fyhet Kumbaro dhe braktis komisionin, shpërthen deputeti: Skandal, s’ka ndodhur në 27 vite kjo! Për mua s’është më ministre »
Article Logic
Execution time: 0.011725902557373
array(1) { ["section"]=> string(98) "grabitja-e-pronave-artan-lame-ne-konference-ja-tokat-bregdetare-qe-jane-gati-per-t-u-shqyer-114810" }