Grabitja e Rinasit, Lleshaj: Ndodhin kudo në botë! Policia ka marrë masat

Publikuar tek: politike, më 10:45 18-04-2019 Grabitja e Rinasit, Lleshaj: Ndodhin kudo në botë! Policia ka marrë masat

Në Kuvend po mbahet sot një interpelancë mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe opozitës së re.

Interpelanca është kërkuar nga kjo e fundit lidhur me ngjarjen e Rinasit, ku u grabitën miliona euro disa ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij, ministri ritheksoi se kjo është një ngjarje e rëndë, por sipas tij nuk duhet keqinterpretuar pasi kanë ndodhur në shumë vende edhe më të fuqishme se Shqipëria.

Ndërkohë, Lleshaj shtoi se Policia e Shtetit ka marrë tashmë masa, teksa shtoi se siguria e mëparshme e aeroportit ishte shumë e dobët.

"Portat e jashtme të papërshtatshme. Ndriçimi i pistës është i pamjaftueshëm. Pas ngjarjes janë marrë disa masa të rëndësishme. Komisariati Rinas ka marrë përgjegjësinë për kontrollin. Policia e Shtetit ka hyrë brenda aeroportit dhe ka marrë kontrollin, përfshirë edhe zonën e kamerave që ka qenë zonë e ndaluar për policinë. Po ashtu edhe ndërhyrja e FA-ve", tha ministri.  

"Kemi të bëjmë me një grup të rrezikshëm. Kemi të paktën një sukses fillestar. Dua të them për të gjithë ata që janë përpjekur që këtë situatë ta keqinterpretojnë. Janë ngjarje që kanë ndodhur edhe në botë. Aeroporte janë goditur edhe në shumë vende të botës që janë më të mëdhaja dhe më të fuqishme se Shqipëria. Në 18 shkurt 2013, 8 persona hynë në aeroportin e Brukselit dhe vodhën 130 thasë me diamantë. Operacioni i tyre zgjati 20 minuta dhe te ne 5 minuta. E them këtë jo për të relativizuar atë që ka ndodhur se është shumë e rëndë, por dua të them që rëndësi ka të ndihemi për një zgjidhje afatgjatë", përfundoi Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025911808013916
array(1) { ["section"]=> string(77) "grabitja-e-rinasit-lleshaj-ndodhin-kudo-ne-bote-policia-ka-marre-masat-160891" }