Grabitja me armë në Fier, ndërron jetë në spital Augur Vrenozi

Publikuar tek: aktualitet, më 07:29 03-03-2018 Grabitja me armë në Fier, ndërron jetë në spital Augur Vrenozi

Ka ndërruar jetë në spital njëri nga dy personat që mbetën të plagosur me armë zjarri gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier.

Gjatë grabitjes autorët qëlluan me armë zjarri, ku mbetën të plagosur pronari i exchange, Gëzim Hoxha, si dhe një kalimtar i rastit, Augur Vrenozi, i cili u përpoq që të ndalte grabitësit e exchange.

53-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhej që prej ditës së djeshme në reanimacion.

Sipas mjekëve, 53-vjeçari pati dëmtime të strukturës kockore dhe trurit.

Menjëherë pas ngjarjes, policia arriti të kapë në kohë rekord tre autorët e ngjarjes, Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, Lulzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti për drogën në botë: Shqipëria, kanabisi dhe heroina
Ndryshon Vetingu, kushtet e reja që penalizojnë 12 mijë policë »
Article Logic
Execution time: 0.010663032531738
array(1) { ["section"]=> string(68) "grabitja-me-arme-ne-fier-nderron-jete-ne-spital-augur-vrenozi-112036" }