Grabitja me dhunë e banesës në Mallakastër, arrestohet pas 7 muajsh autori i shpallur në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 09:38 22-10-2019 Grabitja me dhunë e banesës në Mallakastër, arrestohet pas 7 muajsh autori i shpallur në kërkim

Arrestohet pas 7 muajsh autori i shpallur në kërkim për grabitjen me dhunë të një banese në Mallakastër.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M. H., 26 vjeç, banues në Panahor të Mallakastrës.

Në datën 22 mars 2019 ky person së bashku me dy të tjerë, nën ushtrimin e dhunës me leva e mjete të forta ndaj anëtarëve të familjes, arritën të vjedhin 2 milion lekë të vjetra në një banesë.

Dy bashkëpunëtorët Klejdi Saliaj, 21 vjeç dhe Arbër Muçaj, 22 vjeç, janë lënë në burg.

Mallakastër/ Njoftimi i policisë:

I kërkuari për "Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim", bie në prangat e Policisë.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin:

• M. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 22 mars 2019, 26-vjeçari M.H., në bashkëpunim me shtetasit K. S. dhe A.M. (të cilët janë arrestuar nga Policia një ditë pas ngjarjes), pasi ka hyrë i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, ka dhunuar familjarët dhe u ka marrë një sasi lekësh.

Pas punës së mirëorganizuar nga policia e Mallakastrës, u arrestuan 2 nga autorët më datë 23 mars 2019 dhe u kap mbrëmjen e djeshme bashkëpunëtori i tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025187969207764
array(1) { ["section"]=> string(101) "grabitja-me-dhune-e-baneses-ne-mallakaster-arrestohet-pas-7-muajsh-autori-i-shpallur-ne-kerkim-183016" }