Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Ksamil ku banesa e një 23-vjeçari u grabit nga 3 persona të maskuar dhe me armë.
23-vjeçari Petro Lula ishte vetëm në vilën e tij kur 3 grabitësit, hynë dhunshëm në shtëpi duke vjedhur paratë dhe një makinë tip “Benz” që ndodhej e parkuar përpara banesës.
Student i Anglishtes ka qënë në gjumë kur ndodhi ngjarja dhe është zgjuar në momentin që ka dëgjuar zhurma. Shtetasi Petro Lula është zënë në befasi dhe është rrahur nga personat e maskuar. Më pas mësohet se autorët e kanë lidhur dhe kanë vjedhur çfarë mundën.
Sakaq, i riu ka deklaruar se nuk mundi të bënte asgje dhe se ishte i pambrojtur.
Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që 10 persona të dyshimtë janë shoqëruar në polici.