“Jam i terrorizuar, pashë lemerinë me sy” kështu ka dëshmuar një prej punonjësve të sigurisë i cili ishte pjesë e ngjarjes ku ndodhi sot grabitja e parave të bankës së nivelit të dytë.
Ngjarja ndodhi rrugës për në Aeroportin e Rinasit dhe dyshohet se shuma që është marrë është mbi 2 milionë euro.
“Unë ndodhesha në blindën e dytë bashkë me dy kolegë, brenda të cilës kishte paratë e bankës që po i transportonin drejt Rinasit. Dy makina kanë ecur paralel me dy mjetet tona dhe njëra prej makinave, fuoristrada, ka goditur në pjesën ballore blindën e parë ku ndodheshin 2 punonjës, e më pas të dytin dhe nuk patëm mundësi të reagonim. Jam i terrorizuar, pashë lemerinë me sy” ka thënë punonjësi i sigurisë për 'News24'.