Deputetët e opozitës së re kërkojnë interpelancën e parë me një anëtar të qeverisë.
Interpelanca do të zhvillohet nga Ralf Gjoni, nga lista e LSI-së, dhe Myslim Murrizi, nga lista e PD-së.
Ata do t’i kërkojnë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj shpjegime për grabitjen e ndodhur në Rinas.
Interpelanca do të mbahet këtë të enjte dhe në aqendër është kërkesa e 11 deputetëve të opozitës, e cila ka si pyetje kryesore planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.