Është rrëfyer Neim Avdulaj, i cili u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e përfshirjes në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar.
Avdulaj ka treguar para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave. Ish-komandoja tregon se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen. Në grabitjen e parë, atë të vitit 2015, çantat janë shpërndarë nga Adi. Kështu thirret shkurt Admir Murataj nga Tropoja, i cili konsiderohet si “koka” e grupit.
Ndërsa për grabitjen e dytë ai ka treguar se për 8 muaj rresht ka pirë kafe pranë një qendre tregtare, duke vëzhguar lëvizjet e autoblindave.
“U njoha me Admir Çerpjen nga një kushëriri i tij që ishte me mua në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Pasi u bë plani, tetë muaj kam pirë kafe pranë një qendre tregtare pranë Piramidës, nga ku kam survejuar lëvizjet e blindave të bankës. Biseda ishte kjo, do të informoja Çerpjan për çdo lëvizje deri ditën që u krye goditja”,- tha Avdulaj. Ai u arrestua mbr1%mjen e 14 shkurtit pasi doli nga kazinoja në Vlorë.