Grabitja që terrorizoi Fierin, reagon Ardi Veliu: “Forca e ligjit” do të godasë ashpër

Publikuar tek: barometri, më 07:35 03-03-2018 Grabitja që terrorizoi Fierin, reagon Ardi Veliu: “Forca e ligjit” do të godasë ashpër

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka reaguar për grabitjen e një pike këmbimi valutor në Fier, ku dy persona mbetën të plagosur. Policia arriti të arrestojë në kohë tre grabitësit.

Lidhur me ketë Kreu i Policisë  ka vlerësuar dhe inkurajuar Policinë e Fierit.

“Vlerësim dhe inkurajim për strukturat e Policisë së Fierit, që në kohë rekord ndaluan 3 autorët e grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor. Reagim në kohë e profesional, me gjithë rrezikun që mbarte aksioni i ndjekjes, çka rrit besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashpër çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Shërim të shpejtë dy te plagosurve!”, ka deklaruar Veliu.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.43595504760742
array(1) { ["section"]=> string(89) "grabitja-qe-terrorizoi-fierin-reagon-ardi-veliu-forca-e-ligjit-do-te-godase-ashper-112037" }