Arrestohet një tjetër person lidhur me grabitjen e bujshme ditën e djeshme në afërsi të Rinasit.
I arrestuari është drejtuesi teknik i shoqërisë së sigurimit “Jaguar”, Fatmir Gapi 56 vjeç.
Sipas zëdhënësit të Bankës së nivelit të dytë, BKT, janë grabitur mbi 2 milion euro.
Sakaq, ditën e djeshme u arrestuan pesë punonjës të kompanisë private të security që transportonte paratë.
Bëhet fjalë për shtetasit:
Xhelil Metaj, 43 vjeç punonjes SHPSF,
Gentian Dedja, 31 vjeç punonjes SHPSF,
Perparim Logu, 39 vjeç , punonjes SHPSF,
Endrit Daçi, 31 vjeç , shofer i shoqerise,
Dashamir Balla, 42 vjeç shofer i shoqerise.