Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.
Tre persona kanë kryer një grabitje me armë, si dhe kanë dhunuar të zotin e shtëpisë, Gjergj Marinaj, 78 vjeç.
Mësohet se autorët kanë mundur të hyjnë nga dera e pasme e banesës dhe pasi kanë dhunuar e lidhur të moshuarin kanë marrë 850 euro dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Autorët kanë kërcënuar fillimisht me armë 65 vjeçaren Lenë Marinaj dhe më pas të zotin e shtëpisë e kanë lidhur tek këmbët për të mos lëvizur, ndërsa e kanë goditur në trup dhe kokë disa herë.
Pasi autorët janë larguar me kursimet e tyre çifti ka bërë denoncimin menjëherë në polici. Deri tani ende nuk ka asnjë informacion për identitetin e autorëve.