Një grabitje me armë ka ndodhur në një farmaci në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pas shkollës 'Sami Frashëri', ku një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka marrë xhiron ditore të farmacisë.
Policia është vënë në ndjekje të hajdutin, teksa ka ngritur disa pika kontrolli.
Ndërkaq, janë sekuestruar kamerat e biznesit për të identifikuar autorin.
Sipas dëshmitarëve, personi që kreu grabitjen është i ri në moshë dhe kishte të veshur një bluzë sportive ngjyrë gri dhe maskë të zezë.