Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një person në Unazë të Re.
Sipas policisë, dy persona të maskuar, të cilët dyshohet të kenë patur me vete një armë zjarri, i kanë vjedhur me dhunë, 7.000 lekë dhe një orë dore të markës “Omega”, shtetasit I. H., 56 vjeç.
Në momentin e grabitjes, 56-vjeçari po qëndronte jashtë automjetit të tij tip “Skoda”.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.