Grabitje në pikën e këmbimit valutor, vidhen miliona lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 27-10-2016 Grabitje në pikën e këmbimit valutor, vidhen miliona lekë

Plot 10 milionë lekë të vjetra janë vjedhur nga një pikë valutore gjatë natës ndërsa vjedhja është konstatuar në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm.

Me të marrë njoftimin, në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhjen e provave materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se autorët kanë thyer zgarën e hekurit të dritares së një dyqani ngjitur me pikën e këmbimit valutor dhe më pas kanë hapur murin e kësaj të fundit. Autorët kanë marrë kasafortën e pikës së këmbimit valutor me rreth 1 000 000 lekë. Vijojnë hetimet për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035050868988037
array(1) { ["section"]=> string(62) "grabitje-ne-piken-e-kembimit-valutor-vidhen-miliona-leke-57554" }