Grabitje te banka e nivelit të dytë në Tiranë, dy persona me motor e skafandra i marrin qesen me para pronarit të firmës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:27 28-03-2018 Grabitje te banka e nivelit të dytë në Tiranë, dy persona me motor e skafandra i marrin qesen me para pronarit të firmës Foto ilustruese

Grabitje te një bankë e nivelit të dytë te Komuna e Parisit në Tiranë.

Mësohet se një përfaqësues i një firme private, me inicialet A.S., është grabitur teksa po hynte në bankë për të depozituar një shumë parash. Sipas raportimeve të para, grabitësit ishin dy, të maskuar dhe me motor. Ata i kanë marrë qytetarit çantën me para dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën ndërsa ende nuk dihet shuma e vjedhur e parave. Post-blloqe të shumtë janë ngritur në rrugët kryesore me qëllim arrestimin e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.03.2018, rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në një parking mjetesh në afërsi të një filjali banke të nivelit të dytë, shtetasi A. S., përfaqësues i një firme, kur ka dalë nga mjeti që kishte parkuar dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandra i kanë marre me forcë një qese me një shumë të papërcaktuar lekësh.

Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës. Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike të zonës perrreth. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi i rëndë i Strazimirit: Në krye të Vettingut në polici i shkarkuari nga KLD (PUBLIKOHET VENDIMI I STRASBURGUT)
Çelet panairi në Tiranë, mbi 3000 vende të lira pune »
Article Logic
Execution time: 0.013468027114868
array(1) { ["section"]=> string(126) "grabitje-te-banka-e-nivelit-te-dyte-ne-tirane-dy-persona-me-motor-e-skafandra-i-marrin-qesen-me-para-pronarit-te-firmes-114820" }