Policia vijon kërkimet për kapjen e të gjithë personave të perfshirë në grabitjen e blindave me para në rrugën e Rinasit.
Ndërkohë mësohet se 5 të arrestuarit nuk kanë qenë pjesë e grupit dhe nuk kanë sulmuar blindat m para.
Sipas 'TV Klan' ata kanë qenë në rolet e personave që dhanë informacion, vëzhguan blindat dhe ndërlidhësit me pjesën tjetër të grupit.
Bëhet me dije se nga hetimet e deritanishme Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika kanë dhënë informacion për lëvizjen e shumave të mëdha nga banka.
Ish-komandoja Naim Avdulaj pasi ka marrë informacion ka lajmëruar Admir Çerpjen, ky i fundit i arrestuar të premten në Dibër.
Sipas policisë i vetmi person që dyshohet të ketë marrë pjesë drejtpërdrejt në grabitje ka qenë Ernest Kupa i cili i ka mohuar të gjitha akuzat shkruan 'GSh'.
Po ashtu dyshohet të ketë marrë pjesë edhe Admir Murataj i cili është shpallur në kërkim, ndërkohë që për hetuesit vijon të mbetet mister destinacioni i miliona eurove.