‘Grammy 2020’/ 18 vjeçarja shkruan historinë, fiton 5 çmime si kurrë më parë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:17 27-01-2020 ‘Grammy 2020’/ 18 vjeçarja shkruan historinë, fiton 5 çmime si kurrë më parë Billie Eilish

Mbrëmjen e djeshme janë finalizuar çmimet 'Grammy' dhe duket se mbretëresha e natës gala u shpall 18-vjeçarja Billie Eilish.

Ajo fitoi plot pesë çmime të mëdha duke përfshirë këtu, artisti më i mirë i ri, regjistrimi i vitit, albumi i vitit, kënga e vitit dhe albumin më të mirë të vokalit pop.

Me këto fitore Eilish ka shkruar historinë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’, pasi është femra e parë dhe personi i dytë që fitoi regjistrimin e vitit, albumin e vitit, këngën e vitit dhe artistin më të mirë të ri në të njëjtin vit, shkruan newsbomb.al

Artisti i parë që e bëri këtë ishte Christopher Cross në 1981. Ndërsa Adele gjithashtu ka fituar të katër trofetë, por e bëri këtë gjatë tre viteve

Kjo mbrëmje spektakolare iu dedikua legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili u nda nga jeta vetëm disa orë para shfaqjes në moshën 41-vjeçare në një aksident ajror, bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

IX_62nd_Annual_Grammy_Awards.JPG.jpgdownload_1.jpgbillie_eilish_gettyimages-1202186962.jpggrammys-2020-record-year-billie-eilish.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021905183792114
array(1) { ["section"]=> string(79) "grammy-2020-18-vjecarja-shkruan-historine-fiton-5-cmime-si-kurre-me-pare-193248" }