Gramoz Ruçi ka sot ditëlindjen, por s’ka as facebook, as përbën lajm që ta urojnë socialistët…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:41 06-12-2015 Gramoz Ruçi ka sot ditëlindjen, por s’ka as facebook, as përbën lajm që ta urojnë socialistët… Kreu i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi

Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë në pushtet, (PS) sot ka ditëlindjen. Por nëse fakti nuk bëhet publik në media, ose nëse Ruçi vetë nuk ka facebook për ta marrë vesh gjithë dynjaja këtë fakt, askush nuk kujtohet. 

Ne të newsbomb.al, rastësisht e morëm vesh ditëlindjen e Ruçit, i cili, sot në 6 dhjetor, mbush plot 64 vjeç. Tani, Ruçi facebook nuk ka, që ta marrin vesh të tjerët; festa nuk bën për të kujtuar ditëlindjen, dhe media sigurisht që nuk e ka marrë vesh.

E kemi të qartë shumë mirë se pas publikimit të këtij lajmi, në celularin e Ruçit do të vërshojnë mesazhet, a thua se të gjithë e kishin mendjen të ditëlindja e tij.

Por, ai është njeriu me historikun më të gjatë në Partinë Socialiste dhe kryetar i grupit parlamentar të PS. Stafi i newsbomb.al i uron ditëlindjen zotit Ruçi që u lind në 6 dhjetor në Salari. Pas kësaj, nuk kemi faj se në celularin e tij do të mbërrijnë me dhjetëra mesazhe…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028043031692505
array(1) { ["section"]=> string(97) "gramoz-ruci-ka-sot-ditelindjen-por-s-ka-as-facebook-as-perben-lajm-qe-ta-urojne-socialistet-27101" }