Gramsh/Autobusi me nxënës përplaset me fuoristradën, vdes pasagjeri shpëton mësuesja shtatëzënë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:05 09-03-2015 Gramsh/Autobusi me nxënës përplaset me fuoristradën, vdes pasagjeri shpëton mësuesja shtatëzënë Foto nga aksidenti

Një përplasje fatale mes një autobusi me mësues e nxënës dhe një fuoristrade i ka marrë jetën një pasagjeri. Viktima është Hysen Braçja i cili prej 2 vitesh punonte për kompaninë ''Devolly Hidropower'', në pronësi të së cilës është fuoristrada. Aksidenti i ndodhur në Gramsh ka lënë në gjendje të rëndë dy mësuese, njëra prej të cilave ishte edhe shtatzënë. Mësuesja shtatzënë Bukurie Zani ka dalë nga rreziku për jetën, po kështu edhe mësuesja tjetër Shqipe Bengu.


Nga përplasja mes mjeteve janë plagosur edhe 11 udhëtarë të tjerë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Autobusi ishte me mësues dhe nxënës, të cilët udhëtonin nga një fshat në tjetrin, për të ndjekur mësimin.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Çekrez, në mëngjesin e sotëm. Autobusi me targa  AA643CK ishte nisur nga komuna Skënderbegas, për në Sult dhe brenda tij ishin rreth 20 pasagjerë. Kurse fuoristrada me targa AA875CK ishte e kompanisë  "Devolly hidropower". Mësohet se shkak për aksidentin është bërë prerja e rrugës nga fuoristrada.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar drejtuesit e mjeteve. Drejtuesi i fuoristradës ka qenë Rifat Ajazi dhe i autobusit Rexhep Mesiti.  Po kështu edhe autoambulancat për të dhënë ndihmën e parë. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes. Dy mësueset janë dërguar në spital ku po trajtohen nga mjekët dhe fatmirësisht kanë dalë nga gjendja e rëndë ku ndodheshin pas aksidentit.

autogramsh3ok

autogramshok

autogramsh2ok

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama pas padisë ndaj Palokës: Do jem në çdo seancë gjyqësore, Paloka të vërtetojë akuzat
Flet i penduari i Ndragetas: I dhashë një BMW një politikani shqiptar, të transportonte drogën »
Article Logic
Execution time: 0.013304948806763
array(1) { ["section"]=> string(99) "gramsh-autobusi-me-nxenes-perplaset-me-fuoristraden-vdes-pasagjeri-shpeton-mesuesja-shtatezene-5322" }