Gramsh/ Makina bie në humnerë, humbin jetën 2 persona, 8 të plagosur, dyshohet sirianë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:05 22-02-2020 Gramsh/ Makina bie në humnerë, humbin jetën 2 persona, 8 të plagosur, dyshohet sirianë Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje, tre kilometra afër Gramshit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrez.

Nga raportimet e para mësohet se një makinë tip 'Benz ML' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë, e për pasojë dy persona (shoferi dhe pasagjeri) kanë humbur jetën.

Raportohet se gjithashtu kanë mbetur të plagosur tetë persona, të dyshuar sirianë.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

Vijon…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065498352050781
array(1) { ["section"]=> string(61) "gramsh-automjeti-del-nga-rruga-dy-persona-humbin-jeten-196129" }