Gramsh, shkrumbohet pallati 4-katësh, flakët përfshijnë pallatin ngjitur (Foto-Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:01 20-02-2017 Gramsh, shkrumbohet pallati 4-katësh, flakët përfshijnë pallatin ngjitur (Foto-Video)

Një pallat katër katësh është përfshirë nga zjarri masiv në orët e vona të pasdites së sotme në qytetin e Gramshit duke shkrumbuar të paktën 15 banesa.

Zjarri është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një nga banesat dhe është përhapur me shpejtësi në ambientet përreth. Mësohet se kati i katërt i pallatit është shkrumbuar plotësisht ndërsa flakët kanë përfshirë edhe pallatin ngjitur.

Për momentin nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Ndërkohë flakët po avancojnë në katet e mëposhtme të pallatit. Në vendngjarje ka mbërritur e vetmja zjarrfikëse e qytetit por e ka të pamundur shuarjen e flakëve të përmasave të mëdha dhe po punon për mbajtjen nën kontroll derisa të mbërrijnë zjarrfikëset nga Elbasani dhe Cërriku. (Vijon...) Për Newsbomb.al, Endri Mema

 

asdfqw4t5ujkkk.jpg

saefw3rtyt6u444444.jpg

ert35635635yukikk.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali: Si u hipotekua gjiganti 24 katësh në rërë (Foto)
Shkullaku, Bushati, Bejtja dhe Baton Haxhiu, darkë në restorant, por çfarë i ka bashkuar? (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.010740041732788
array(1) { ["section"]=> string(87) "gramsh-shkrumbohet-pallati-4-katesh-flaket-perfshijne-pallatin-ngjitur-foto-video-69364" }