Dy shtëpi janë djegur tërësisht në fshatin Bledës të Gramshit, si pasojë e përfshirjes nga flakët.
Nga zjarri ka pësuar djegie një foshnje 10 muajshe por ende nuk dihet gjendja aktuale e foshnjes. Të dyja shtëpitë e djegura janë në pronësi të dy vellëzëre, ndërkohë që flakët rrezikojnë edhe disa banesa që ndodhen pranë tyre. Mësohet se dy zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.