Granit Xhaka talent edhe në poezi, ja vargjet prekëse për nënën e tij

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:21 14-11-2016 Granit Xhaka talent edhe në poezi, ja vargjet prekëse për nënën e tij

Futbollisti i Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka ka uruar nënën e tij për ditëlindje me anë të një poezie të postuar ne facebook. Si futbollist e ka treguar klasin e tij, ndërsa si poet mund të themi se poezia qënka një talent i pazbuluar i futbollistit.

Gjithashtu edhe vëllai i tij, Taulanti ka bërë të njejtin postim në faqen e tij në facebook duke dhënë një shembull pozitiv për të rinjtë.

Poezia e Granitit kushtuar nënës së tij:

"A mjafton fjala urime që ta shprehi at që kam në zemër

Nuk ekziston fjal në botë që e ndrroj veq me një emër

Nuk ka dashni në botë që e ma e madhe mund të jetë

Nëse ty nuk të kam kjo botë qfar vlere mund të ketë

Për dhimbjen ma tvogel emrin tënd e thirri

Por edhe ty të jap lajme kur jam më së miri

Të flas për ty smë mjaftojn letrat e ksaj bote

Se dashuri pa hile është veq dashuria jote

Me një fjal ne fund po e mbylli ketë poezi Urime NANË ditlindja e lum un që të kam ty"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026538133621216
array(1) { ["section"]=> string(74) "granit-xhaka-talent-edhe-ne-poezi-ja-vargjet-prekese-per-nenen-e-tij-59480" }