Gratë socialiste autokritikë për dhunimin seksual të 15 vjeçares: Kemi dështuar! Zyshat sot e kanë mendjen për buzë, vetulla e minifunde

Publikuar tek: aktualitet, më 21:41 02-06-2020 Gratë socialiste autokritikë për dhunimin seksual të 15 vjeçares: Kemi dështuar! Zyshat sot e kanë mendjen për buzë, vetulla e minifunde FotoMontazh: Deputetet Vasilika Hysi e Mimi Kodheli

Deputetet socialiste kanë bërë autokritikë për dhunimin seksual të minorenes në Paskuqan, nga roja i shkollës dhe tre persona të tjetër.

Deputetja Vasilika Hysi në mbledhjen e “Aleancës së Grave Deputete” ka thënë se kanë dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa ka akuzuar dhe policinë në Babrru për mosreagimin e duhur.

“Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare në Babrru që shikon parrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karriere tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, u shpreh socialistja Vasilika Hysi.

Sakaq, e ashpër në reagimin e saj ka qenë dhe deputetja tjetër e PS Mimi Kodheli, e cila ka thënë situata në sistemin arsimor duhet “të merret në dorë”. Sipas saj, zyshat sot bëjnë buzë, vetulla e veshin minifunde dhe s’kanë kohë të merren me punën që kanë.

“Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, ka thënë Mimi Kodheli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009911060333252
array(1) { ["section"]=> string(140) "grate-socialiste-autokritike-per-dhunimin-seksual-te-15-vjecares-kemi-deshtuar-zyshat-sot-e-kane-mendjen-per-buze-vetulla-e-minifunde-208841" }