“Green Cities fit for Life”, LISBONA zgjidhet qyteti i GJELBËR evropian i vitit 2020 (ZBULOHEN ARSYET)

Publikuar tek: bota, më 13:17 19-01-2020 “Green Cities fit for Life”, LISBONA zgjidhet qyteti i GJELBËR evropian i vitit 2020 (ZBULOHEN ARSYET)

Lisbona është kryeqyteti I Portugalisë dhe ka një popullsi tek 500 mijë banorë.

Ka portin kryesor të vendit dhe qendrat politike dhe komerciale po ashtu.

Si qytet ka pësuar shumë ndryshime në të kaluarën, në vecanti në 1755 kur një tërmet thuajse shembi gjithë qytetin. Dhe ndër më të fundit ishte rënia ekonomike e 2008 që preku rëndë Portugalinë, por pavarësisht këtyre ndryshimeve, Lisbona ka çimentuar strategjinë e vet në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët, duke treguar mbrojtje për ambientin dhe rritje ekonomike.

Në Lisbonë ka masa shumë ristrikte për përdorimin e makinave. I jepet prioritet të ecurit, të lëvizurit me bicikletë dhe me transport publik. Në 2017 Lisbona lançoi një skemë për lëvizje me biçikleta elektrike.

Po ashtu ka angazhim për mbrojtjen e zonave natyralore, parqeve dhe krijohet hapësirë cilësore rekreacioni për qytetarët. Shembulli është Monsanto Park për të cilin qyteti ka marrë edhe Certifikatën për Menaxhimin e Pyllit.

Lisbona gjithashtu lidh zonat e gjelbra me korridorin e gjelbër Vale de Alcantara. Kjo u jep qytetarëve më shumë hapësira të gjelbërta.

Lisbona po punon për të qenë një qytet totalisht i integruar, me një qasje urbane që konsideron gjithë aspektet e qytetit, duke përfshirë ujin, lëvizshmërinë ashtu sikurse edhe edukimin apo punësimin. Të gjithë në qytet, si qytetarët, bizneset, universitetet, partnerët ndërkombëtarë, në politikat dhe reformat e tyre kanë në mend rinovimin urban.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.31204605102539
array(1) { ["section"]=> string(104) "green-cities-fit-for-life-lisbona-zgjidhet-qyteti-i-gjelber-evropian-i-vitit-2020-zbulohen-arsyet-192501" }