Grekët në rradhe përpara bankomateve

Publikuar tek: foto-e-dites, më 22:58 27-06-2015 Grekët në rradhe përpara bankomateve

Grekët janë dyndur ditën e shtunën drejt bankomateve dhe bankave për të tërhequr paratë e tyre pas deklaratës së kryeministrit Aleksis Tsipras se më 5 korrik  do të organizohet një referendum për miratimin ose jo të masave shtrënguese të propozura nga kreditorët. Gjithashtu, sot Greqia ka dështuar të arrijë një marrëveshje me Eurogurpin, çka do të thotë se ndihma ekonomike për Athinën përfundon më 30 qershor. Pas këtyre ngjarjeve janë shtuar zërat se vendi tashmë ndodhet fare pranë falimentit, ndërsa BE është duke u përgatitur për skenarin më të keq, atë të largimit të Greqisë nga eurozona.

Lexo lajminEurogrup refuzon zgjatjen e programit për Greqinë, vendi rrezikon falimentimin

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073351860046387
array(1) { ["section"]=> string(42) "greket-ne-rradhe-perpara-bankomateve-14792" }