Ksenofobia dhe racizmi i kanë zënë sërish vendin mikpritjes në Greqi, ku në një rast të paprecedent banorët e Korfuzit kanë demonstruar anën e tyre më negative duke përzënë nga ishulli grek dhjetra të rinj dhe të reja shqiptarë të cilët kishin shkuar për pushime.
Gjimnazistët nga Shqipëria zgjodhën ishullin e Korfuzit për të kaluar disa ditë pushime të organizuara nga shkolla e tyre por janë detyruar të kthehen sërish në atdhe, dhe shkak është bërë kënga që kanë zgjedhur të këndojnë gjatë qëndrimit në hotel, raporton Newsbomb.al.
Gjimnazistët kanë kënduar “Kuq e Zi”, të Elvana Gjatës, këngë që është kthyer në himnin e tifozëve gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare.
Por pronarët grekë të hotelit ku qëndronin gjimnazistët shqiptarë janë ndjerë të provokuar dhe i kanë përzënë ata nga hoteli.
Sikur të mos mjaftonte kjo, urrejtja e fqinjëve ka vazhduar edhe më tej, teksa pronarët grekë kanë komunikuar me të gjitha hoteleritë e tjera duke i bindur të mos i ofrojnë strehë nxënësve shqiptarë, shkruan Newsbomb.al
Të mbetur pa hotel, gjimnazistët janë detyruar të nderpresin pushimet dhe të kthehen në atdhe. /Newsbomb.al
Në videon më poshtë kronika e një televizioni grek për ngjarjen: