Grekët ushqejnë shqiptarët, Ambasada në Tiranë publikon FOTON: 3 kuzhina lëvizëse vendosen në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:09 09-12-2019 Grekët ushqejnë shqiptarët, Ambasada në Tiranë publikon FOTON: 3 kuzhina lëvizëse vendosen në Durrës Fotografitë nga një pikë shpërndarjeje ushqimi në Manzë

Greqia ishte një ndër të parat vende që ndihmoi dhe u solidarizua me Shqipërinë që në orët e para të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Por ndihma e shtetit grek vijon edhe në situatën post-tërmet.

Punonjësit e Forcave të Armatosura greke vazhdojnë të kontribuojnë, me kuzhinat e lëvizshme të ushtrisë greke, duke ofruar ushqim ndaj të prekurve nga tërmeti.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Greke në Tiranë, e cila ka publikuar edhe foton që tregon ndihmën e tyre mjaft humane, ndaj të dëmtuarve nga tërmeti.

Vendi ku po ofrohet ushqimi, është vizituar edhe nga ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Filippidou, e cila në fjalën e saj ka falenderuar ekipin që erdhi nga Greqia për të ndihmuar njerëzit që ngelën pa strehë pas tërmetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024055004119873
array(1) { ["section"]=> string(105) "greket-ushqejne-shqiptaret-ambasada-ne-tirane-publikon-foton-3-kuzhina-levizese-vendosen-ne-durres-188862" }