Greqi, kapet me 3 kg heroinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 13-04-2017 Greqi, kapet me 3 kg heroinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar 32-vjeçar dhe një grek 37-vjeçar janë arrestuar nga policia greke në Asproklisi të Thesprotisë, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 162 g heroinë.

Mëngjesin e së enjtes është ndaluar automjeti i dyshuar dhe me ndihmën e qenit të policisë është gjetur në tubat e ajrit, në 6 qese të veçanta, lënda narkotike e fshehur, e cila më pas do të hidhej në tregun vendas.

Arrestimi i tyre është kryer nga Departamenti i Antidrogës së Igumenicës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Doganës së Filiatit, pas një informacioni se dy persona do të sillnin nga Shqipëria një sasi të madhe lëndësh narkotike.

Nga verifikimi i të dhënave të të dy personave të arrestuar, mësohet se shtetasi shqiptar është i shpallur në kërkim në Greqi prej datës 13 shtator 2016, pasi ka marrë leje të përkohshme nga Burgu i Malandrinos, ku vuante dënimin për trafikim të lëndëve narkotike dhe nuk është kthyer më.

Bashkë me heroinën, policia greke ka konfiskuar edhe automjetin me të cilin udhëtonin dy trafikantët, si dhe 3 telefona celularë.

Të arrestuarit do të çohen të premten në Prokurorinë e Thesprotisë, ndërsa hetimet do t’i vazhdojë Departamenti i Antidrogës së Igumenicës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hetimi për pastrim parash, Prokuroria: Sekuestro pasurisë se Alfred Pezës
Alarmi i Ambasadës Amerikane: Kujdes këtë fundjavë në Shqipëri, mund të ketë sulme terroriste »
Article Logic
Execution time: 0.011029958724976
array(1) { ["section"]=> string(64) "greqi-kapet-me-3-kg-heroine-arrestohet-32-vjecari-shqiptar-75100" }