Greqi, përleshje në burg mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, 2 të vrarë dhe 21 të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 20:40 03-05-2015 Greqi, përleshje në burg mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, 2 të vrarë dhe 21 të plagosur

Burgu i Korydallos në shtetin grek është përfshirë nga një trazirë masive midis të burgosurve shqiptarë dhe atyre pakistanezë. Si rrjedhojë e përplasjes me mjete të forta dhe thika të improvizuara, dy të burgosur kanë mbetur të vdekur dhe janë plagosur 21 të tjerë.

Të burgosurit që kanë humbur jetën janë shtetas pakistanezë. Ambulanca të shumta kanë shkuar në ambientet e burgut. Mediat greke raportojnë se midis të plagosurve, 8 janë në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve, grupi i shqiptarëve me një grup tjetër të burgosurish arabë, janë përleshur me pakistanezët rreth orës 20:00, pak çaste para se të transferoheshin në qelitë e tyre, por gardianët e burgut nuk kanë ndërhyrë gjatë përleshjes. Përleshja që ka zgjatur rreth 30 minuta ka nisur fillimisht në katin e parë të burgut dhe më pas është përhapur në të gjitha katet.

Tre prej të plagosurve në gjendje të rëndë për jetën janë transferuar në një spital shtetëror jashtë burgut dhe situata në burg është vënë nën kontroll nga gardianët. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e të burgosurve. Dyshohet se shkak i përplasjes mund të jetë bërë lufta për territor mbi sektorin C të burgut.

Burgu i Korydallos është cituar vazhdimisht nga "Amnesty International" si një nga burgjet me kushtet më të këqija në Europë. Problemet kryesore janë mbipopullimi dhe trajtimi çnjerëzor që u bëhet të burgosurve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Bushati: Gazetarët e guximshëm, të rëndësishëm për demokracinë
Flagrante, drejtuesi i mjetit është aq “tapë” sa nuk del dot nga makina »
Article Logic
Execution time: 0.0087590217590332
array(1) { ["section"]=> string(93) "greqi-perleshje-ne-burg-mes-shqiptareve-dhe-pakistanezeve-2-te-vrare-dhe-21-te-plagosur-10292" }