Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi në makinën e tij janë gjetur plot 88 kilogram kanabis sativa.
Shqiptari e kishte mbushur makinën tip Benz me plot 42 pako kanabis në bagazh dhe pjesën e pasme pa u munduar ta fshehë.
52-vjeçari shqiptar është arrestuar në vendin e quajtur Sideri të Filatit, rreth 20 km nga kufiri me Shqiperinë.
Në pranga është vënë edhe një shtetas grek, i cili rezulton të jetë pronari i makinës.