Greqia dhe Shqipëria konferencë për studimet gjuhësore dhe kulturore

Publikuar tek: kulture-art, më 13:49 26-03-2015 Greqia dhe Shqipëria konferencë për studimet gjuhësore dhe kulturore

Ministria e Arsimit dhe e Sportit si dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë kanë mbështetur Konferencën e II-të Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke e cila konsiston në ndërveprimin gjuhësor dhe kulturor midis shqiptarëve dhe grekëve.

Tema e këtij aktiviteti "Përmasa diakronike dhe sinkronike të ndërveprimit gjuhësor dhe kulturor mes shqiptarëve dhe grekëve”, ka si qëllim studimin e gjuhës përgjatë zhvillimit historik deri në ditët e sotme dhe zhvillimin e gjuhës aktualisht. Konferenca do të zhvillohet ne sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave në datat 27 dhe 28 Mars 2015.

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe Ambasadës së Greqisë i është bashkuar për organizimin e aktivitetit edhe Lidhja Filologjike Shqiptaro-Greke, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Studimeve të Greqishtes Moderne në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027873992919922
array(1) { ["section"]=> string(73) "greqia-dhe-shqiperia-konference-per-studimet-gjuhesore-dhe-kulturore-6995" }