Greqia do hetojë njohjen e kombësisë së 7 shqiptarëve që bënë shqiponjën në ushtrinë greke

Publikuar tek: aktualitet, më 23:48 26-01-2017 Greqia do hetojë njohjen e kombësisë së 7 shqiptarëve që bënë shqiponjën në ushtrinë greke

Arjan Curri, pedagog në UET, ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se mediat greke bëjnë me dije se është hapur një çështje civile në lidhje me gjestin e shqiponjës të bërë nga shtatë të rinj shqiptarë në ushtrinë greke.

Curri tha se do verifikohet jo vetëm deklarimi që kanë bërë ata për kombësinë e tyre, por do verifikohet e gjithë procedura nga punonjësit civil të administratës greke, deri në ambasada dhe konsullata, se si është nisur dhe ka arritur deri aty procedura e hegjemonizimit të këtyre 7 personave.

“Autoritetet greke kanë deklaruar se të rinjtë mund të kenë probleme me ligjin, por më parë do të kenë këta, por më shumë do të kenë vetë grekët të cilët në mënyrë abuzive, nëse vërtetohet, e kanë dhënë dhe e kanë njohur kombësinë e tyre si grek”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi: Ilaçet për probleme mendore shiten si produkte tregu (VIDEO)
Provimet e Maturës Shtetërore, programet e lëndëve me detyrim »
Article Logic
Execution time: 0.010169982910156
array(1) { ["section"]=> string(96) "greqia-do-hetoje-njohjen-e-kombesise-se-7-shqiptareve-qe-bene-shqiponjen-ne-ushtrine-greke-66795" }