Greqia hap kufirin me Shqipërinë më 16 gusht, ja çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 10-08-2020 Greqia hap kufirin me Shqipërinë më 16 gusht, ja çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Qeveria greke ka vendosur masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit, lidhur me lejimin e udhëtimeve pas datës 16 gusht.

Ditën e sotme kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.

Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemiologjike, nga data 17 gusht për hyrjen në Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për Covid-19, që duhet të jetë kryer deri në 72 orë para, kjo vlen për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda.

Sa i përket kufijve tokësor,ku përfshihet edhe Shqipëria, është vendosur që nga data 16 gusht kusht i vetëm të jetë testi PCR i kryer para 72 orësh. Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grekë që duan të shkojnë në vendin e tyre, raporton newsbomb.al.

Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri në 750 persona në ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011653900146484
array(1) { ["section"]=> string(94) "greqia-hap-kufirin-me-shqiperine-me-16-gusht-ja-cfare-duhet-te-dini-para-se-te-udhetoni-216714" }